Një i ri i burgosur ka tentuar t’i japë fund jetës në qelinë e burgut në Fier. Plani i tij por të kryer vetëvrasje me anë të çarçafit të kthyer në litar, ka qenë afër fundit kur i riu është pikasur nga rojet e burgut.

Ai është Marlin Ymeraj, 25 vjeç.

Fillimisht u dërgua për ndihmë spitalore në Fier,por më vonë është dërguar në një nga spitalet e Tiranës për një ndihmë më të kualifikuar. Gjendja e tij është e rëndë; sipas informacioneve akoma ndodhet në koma.

/Veritas.com.al/