Lëkundjet e tërmetit nuk kaluan pa asnjë shenjë. Në Tropojë lëkundja e malit shkaktoi rënien e një  shkëmbi mbi një makinë me udhëtarë. Fatmirësisht të katër personat shpëtuan pa pasoja.

Një masiv shkëmbor është shkëputur në zonën e Valbonës duke goditur automjetin Land Rover dhe katër udhëtarëve nga Kosova.

Nga raportimet e para, thuhet se masivi shkëmbor u shkëput nga lëkundjet e tërmetit. Ngjarja ndodhi në aksin Valbonë-Bajram Curri

Mjeti u godit në pjesën e bagazhit,  dhe bëri 3-4 rrotullime. Por për fat të mirë, 4 shtetasit kosovarë, 2 burra e 2 gra, janë jashtë rrezikut për jetën.

Veritas.com.al/