Albert Bako është emri i një shqiptari që u bë shumë i njohur në mediat greke dhe në statistikat e policisë, menjëherë pas vrasjes së bujshme të një avokati në studion e tij në Athinë. 32-vjeçari shqiptar, Albert Bako ishte nën hetim për vrasjen e avokatit grek, Mihal Zafiropoulos.

Para hetuesve grek ai ishte deklaruar se  “Unë nuk doja ta vrisja avokatin Mihal Zafiropoulos, doja vetëm ta trembja”.

Mediat greke kanë shkruar se prapa vrasjes së avokatit qëndron një bandë rivale vrasësish; dhe mendohet se kjo e ka ndjekur shqiptarin Bako deri në ekzekutimin e tij.

BAko ndodhej në burgun “Chania”, por ditët e fundit u transferua për në burgun “Korydallos”, ku banda e vrasësve gjeti ose kishte porositur mundësinë për vrasjen e Bakos, 32-vjeçar.

Media greke shkruan se 32 vjeçari shqiptar, Bako, i ekzekutuar sot në mëngjes ishte pjesë  e një grupimi nacionalist me rreth 145 mijë anëtarë në rrjetet sociale, të cilët kishin si “betim” hakmarrjen ndaj Greqisë për vrasjen makabre të  shqiptarit Ilia Kareli në burgun e Nigritas.

Veritas.com.al/