Florim Shehu është kthyer në një hero të dytë në Francë për kurajon që tregoi duke shpëtuar dy famijle fqinje të tij. Dy familjet rrezikoheshin të mbyteshin për shkak të rritjes së nivelit të ujit nga përmbytjet që përfshinë rajonin e Mayenne-s gjatë fundjavës që lamë pas.
Në fillim u kujdes për fqinjin dhe dy fëmijët të tij të cilët mbetën të bllokuar në banesën e tyre. I mori dhe i strehoi në apartamentin e tij një kat më lart.
Më pas një telefonatë e djalit të një fqinji tjetër e alarmoi. Ai jetonte në Paris, por familja e tij ukrainase e cila jetonte në komunën e vogël të Changé, ishte në telashe.
Florim shkoi të ndihmonte dhe ata. Prindërit dhe një grua të re të cilët jetonin në katin e parë që ishte i mbushur me ujë. Dera ishte e mbyllur dhe u duhej të dilnin nga dritaret.
“Është heroi ynë” thonë fqinjët për shqiptarin nga Kosova.
Florim humbi makinën në ngjarjen e së dielës. Ai jeton prej tre vitesh në Francë ka aplikuar për azil në prefekturën e Mayenne-s, por ende nuk ka marrë përgjigje.
Kjo është historia e dytë pas Mamoudou Gassama, djali i cili u bë hero pasi duke u ngjit deri në katin e katërt dhe arriti të shpëtonte jetën e një fëmije, shkruan France 3.
Veritas.com.al/