Një shtetas turk me pasaportë shqiptare është ekstraduar drejt Shqipërisë pasi ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal për trafik droge.

 

Bëhet fjalë për shtetasin Rexhep Ipek, 49 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Durrës, me shtetësi shqiptare, pasi ka qenë i martuar me një shtetase shqiptare, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, më datë 15.10.2019, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Mbi të rëndojnë katër akuza: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafik i narkotikëve, kryer në formën e posaçme të grupi kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

VERITAS.COM.AL