(FOTO: Zjarrfikësit në përpjekje për të nxjerrë pasagjerët)/
Një tren i mbushur me pasagjerë nga periferia është përplasur pranë qytetit verior të Italisë, Milano. Të paktën tre persona kanë mbetur të vdekur dhe rreth 10 të tjerë të plagosur seriozisht.
Shumë persona janë shpëtuar nga vagonët e shkatërruar që u përplasen në stacionin Pioltello Limito orët e fundit të mëngjesit të sotëm.
Një problem me fikjen e motorit po shikohet si mundësi e përplasjes së trenit, sipas policisë.
Dëshmitarët thanë se treni u drodh për pak minuta para aksidentit.
Treni i ‘Trenord’ po shkonte drejt stacionit Porta Garibaldi të Milanos, por aksidenti ndodhi në Cremona rreth orës 07:00 (06:00 GMT).
Treni kishte shpejtësi normale kur ndodhi e papritura, tha një zëdhënës i ‘Trenord’, kompani që kryen këtë shërbim.
Veritas.com.al/
Satcioni Pioltello Limito ku u perplas treni.