
Një aksident me pasojë plagosje ka ndodhur me fshatin Mize të bashkisë së Divjakës.
E plagosura është identifikuar si Paola Daka 25-vjeç. Ajo po drejtonte mjetin tip “Passat”, por për shkaqe ende të paqarta, kur rruga ishte bosh ka dalë nga rruga dytësore duke u përplasur me një kamion të parkuar në rrugë që ishte ngarkuar me produkte ushqimore.
Si pasojë e kësaj përplasjeje 25-vjeçarja ka marrë plagë të rënda dhe po mbahet në vëzhgimin intensiv nga mjekët.
Sipas informacioneve të marra, edhe pse sot nuk lejohet qarkullimi i makinave, 25-vjeçarja e ka shkelur këtë urdhër dhe ka dalë në rrugë me makinë
Mund të kete qene gendja e sigurise se tepert, me rruge bosh, qe e ka bere te humbe vemedjen dhe te pesoje aksidentin.
VERITAS.COM.AL