Është identifikuar personi që është gjetur i pajetë në mes të qytetit të Vlorës.
Burime nga policia thanë se viktima është Albano Ymeraj nga qyteti bregdetar. Ai është gjetur i pajetë i mbështetur tek monumenti i ‘Flamurtarit’ në mes të Vlorës.
Dyshimet janë se ai mund të ketë ndërruar jetë për shkak të një overdoze narkotikësh, por në trupin e tij janë gjetur edhe shenja dhune.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të kësaj vdekje.
UPDATED:
“Nga kqyrja paraprake dyshohet se shtetasi ka kryer vetvrasje pasi është konstatuar se ka prerë damarët. Në vendngjarje është gjetur dhe një mjet prerës (thikë). Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”Informon zyrtarisht policia e Vlorës.
Gazetarja e Ora News, Jerola Ziaj informon se 26 vjeçari është Albano Imeri, vëllai i Ksandro Imeraj, 32 vjeçari i cili prej 28 marsit 2018 rezulton i zhdukur pasi kishte dalë në det me një motor.
https://youtu.be/iYBKMpTLKKg