(FOTO: Pamje nga vullkni Kamabalni)/
Vullkani Kamabalni në Kamçatka në Rusi, ka nisur të hedhë hi për herë të parë pas 250 vjetësh që nga aktiviteti i fundit.
Kambalni, 2.156 metra mbi nivelin e detit, ka nisur të hedhë hi duke filluar nga nata e kaluar. Tymi vullkanik ka arritur në 7 mijë metra lartësi, ndërsa era e ka bartur deri në 255 kilometra, shkruajnë mediat ruse.
Vendbanimi më i afërt është fshati Ozrenovski, i cili ndodhet në distancë prej 77 kilometrash
Sipas të dhënave të Institutit për vullkanologji dhe sizmologji, Kambalni ishte për herë të fundit aktiv në vitin 1769.
Në Kamçatka ndodhen mbi 300 vullkane, prej të cilëve 29 janë aktivë.
/Veritas.com.al/