Disa burime policore thonë se personi që tashmë dyshohet si pjesëmarrës në grabitjen e valutës së Bankës BKT në rrugine  Rinasit pak ditë më parë, ka tre ditë që ndodhet në duar të policisë. Policia e ka izoluar nga çdo komunikim me jashtë, me qëllim që të zbulojë lidhje të  mundshme.

Burime nga policia thanë se kanë arrestuar të riun Fation Gjyli, banor në qytetin e Lushnjës.

Polici thotë se ai akuzohet për bashkëpunim me autorët e vërtetë të grabitjes së 3.2 milionë dollarëve.

Mes të shoqëruarve për pyetur nga policia ishin edhe dy vëllezër nga Lushnja, të cilët u mbajtën në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, si të dyshuar për ngjarjen.

Njëri prej tyre është punonjës i një policie private.

Por dyshimet që lidhen me grabitjen prej këtyre autorëve, janë po të dyshimta. Policia thotë se “këta  ndodheshin pranë vendngjarjes ditën kur ndodhi grabitja”. Nga verifikimet që janë kryer nëpërmjet antenave të telefonisë celulare, ka rezultuar se të dy vëllezërit kanë qenë të pranishëm 30 minuta para dhe pas grabitjes, në zonën përreth Qafës së Kasharit dhe Rinasit. Por a është e mjaftueshme vetëm kaq për të ndërtuar skemën e krimit? Kjo mbetet për t’u provuar.

/Veritas.com.al/