Tre persona mbetën të plagosur në aksidentin ku u përfshinë dy makina të eskortës së Kryeministrit në Korçë, dhe drejt tyre janë nisur 2 helikopterë.

Mësohet se njëri nga gardistët , Ervin Musai, sapo ka mbërritur në Spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas mjekëve ai ka probleme nga goditja në shtyllën kurrizore.

Dy automjete u përfshinë në një aksident në hyrje të qytetit të Korçës. Aksidenti ndodhi rreth orës 13:30 të së hënës për arsye ende të paqarta.

Në pamjet duket se përveç një automjeti zyrtar tip “Mitsubishi ” në aksident është përfshirë edhe një automjet tip Golf.

Veritas.com.al/