Shoferi i makinës, i cili hyri me shpejtësi të madhe të enjten në mes të këmbësorëve në Times Square në Nju Jork, është Richard Rohas (26 vjeç), njoftoi komisari i policisë James O’Niel.
Rohas është arrestuar dy herë më parë për automobilim në gjendje të dehur, transmeton Reuters.Në sulm ka humbur jetën një grua e re dhe 22 të tjerë janë lënduar, transmeton AFP.
Zyrtarët thonë se se incidenti nuk duket të ketë lidhje me terrorizmin.
Prefekti i Nju Jorkut, Bill de Blazio tha se i arrestuari është shtetas i SHBA-ve dhe ish-pjesëtar i Marinës amerikane.
/Veritas.com.al/