Patrick Gaspard, president i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur, shpjegon për Repubblica se çfarë mendon për kriminalizimin e OJQ-ve

Nga: Roberto Vivaldelli

Te kriminalizosh OJQ-te është tipike e “regjimeve autoritare“. Kush e thotë këtë? Natyrisht Fondacionet e Shoqërisë së Hapur, organizata “filantropike” e financierit George Soros, që promovon axhendën liberale dhe globaliste në mbarë botën.

Vetë Soros qe, në 2016, nga kolonat e Wall Street Journal, njoftoi se ” kishte destinuar 500 milionë për investime që i përgjigjen ezigjencave te emigrantëve, refugjatëve dhe komuniteteve pritëse”.

Pasi i ka dhënë hapësirë të mjaftueshme punëve te “Kapitenes” Carola Rackete, komandante e Sea Watch 3, La Repubblica intervistoi Patrick Gaspard, president i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur që nga 2017, i cili sulmon qeverinë mbi temën e emigracionit dhe e krahason atë, në fakt , “me një regjim autoritar”. I lindur në Republikën Demokratike të Kongos, por i transferuar në SHBA në moshën tre vjeçare, Gaspard ka qene  ambasador i SHBA në Afrikën e Jugut. Para se të bëhej ambasador, ai ishte, nga 2011 deri në 2013, drejtor ekzekutiv i Komitetit Kombëtar Demokratik dhe Drejtori i Çështjeve Politike të Shtëpisë së Bardhë me Presidentin Barak Obama. Në vitin 2008, në fakt, ai punoi për rizgjedhjen e Obamës dhe gjithashtu është mik i kryebashkiakut të Nju Jorkut Bill de Blasio.

Asgjë e çuditshme, duke qenë se Xhorxh Soros ishte një financues i rëndësishëm i fushatës elektorale të dështuar të Hillary Clinton në 2016. Presidenti i fondacionit te Sorosit i shpjegon gazetës të themeluar nga Scalfari se “kriminalizimi i organizatave humanitare është tipik për regjimet autoritare. Kemi parë të njëjtin skenar në Hungari, Rusi ose Turqi, ku qeveritë joliberale  janë duke ushtruar presion të madh mbi grupet humanitare, si nga pikëpamja legjislative, ashtu edhe nga ajo politike.

Në veçanti, thekson Gaspard, “fondacioni ynë nuk garanton mbështetje financiare për organizatat që kryejnë operacione shpëtimi në Mesdhe, por i vlerësojmë këto përpjekje humanitare dhe dënojmë përpjekjet për të kriminalizuar aktivitetet e atyre që kërkojnë të shpëtojnë jetë njerëzore”. Mbi financimet që u jepen “shoqatave humanitare” dhe OJQ-ve, Patrick Gaspard thekson: “Ne mbështesim financiarisht edhe organizatat që kërkojnë t’i përgjigjen sfidave të emigracionit. Kjo përfshin realitete si Refugees Welcome Italia, që kërkon familje italiane që hapin shtëpitë e tyre për refugjatët dhe që përpiqet t’u ofrojë atyre një komunitet në mënyrë që ata të mund të rindërtojnë jetët e tyre “. Në të vërtetë, ndikimi i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur në Itali është shumë më i rrënjosur nga sa nuk thotë ish-ambasadori, siç dëshmojnë dosieret e gjera tashmë të publikuara edhe në të kaluarën. Mjaft te shikoni sitin Open Migration, krijuar me kontributin e fondacionit Soros, një projekt që “duke përdorur kompetenca, ë dhëna, njohje dëshiron të kontribuojë për te formuar opinione dhe ndërgjegje rreth emigracionit“. Open Migration, lexojmë, “prodhon informacion cilësor mbi fenomenin e emigracionit dhe te refugjatëve, për të mbushur boshllëqet në opinionin publik dhe ne media”.

Sipas Gaspard, mbajtja e demokracisë në Itali është në rrezik. Faji? Natyrisht, e te djathtës që kriminalizon OJQ-të dhe është kundër emigracionit masiv. “Kontributi i shoqërisë civile është esencial për demokracinë,” vëren ai. “Përkundër përpjekjeve të së djathtës italiane për të dëmtuar organizatat humanitare, qytetarë te guximshëm po përdorin të drejtën e tyre për lirinë e shprehjes për të sfiduar represionin dhe për të mbrojtur të drejtat e komuniteteve më vulnerabël.Në Itali Shoqëria e Hapur vazhdon të mbështesë këto grupe“, pa specifikuar se cilat janë këto “grupe” të përmendura nga presidenti i fondacionit.

Një pyetje themelore harron ti bëjë gazeta La Repubblica të intervistuarit. Nëse Barack Obama, për të cilin Gaspard ka qenë bashkëpunëtor dhe admirues i madh, nuk do te kishte bombarduar Libinë në 2011 së bashku me Francën dhe Britaninë e Madhe, në cilat kondita do të ishte Vendi sot? A do të ishte mbretëria e skafistëve dhe trafikantëve te qenieve njerëzorë? Ndoshta ata që kanë mbështetur një president të përgjegjshëm të kaosit libian duhet të jenë pak më të kujdesshëm përpara se te krahasojnë Italinë me një “regjim autoritar”, duke mos respektuar kryesisht italianët.

VERITAS.COM.AL