Këto pasazhe nga Nostradamus janë dëshmi se ai ‘parashikoi’ fitoren e Trump më 2016, shkruan portali “History.com”, në gjuhën angleze
Michel de Nostradame ishte një parashikues francez i cili vdiq më 1566 dhe shkroi rreth një mijë parashikime për shekujt që do të vinin, të përfshira në ‘Les Prohpeties’.
Ai i shkroi këto si poezi katër rreshtash, të organizuara në “strofa”. Les Propheties u publikua në 10 vëllime, ku secili prej tyre referohet si “shekull”.
Parashikuesi thuhet se parashikoi saktë Luftën e Dytë Botërore dhe sulmet e 11 shtatorit në Nju Jork.
Disa besojnë se “Shekulli III”, strofa 81 i referohet zgjedhjeve presidenciale 2016.
“Le grand criard sans honte audacieux,
Sera esleu gouuerneur de l’armee:
La hardiesse de son contenteur
Le pont rompu, cité de pur pasmee”.
Nw gjuhën shqipe, vjersha vjen kështu:
“I paturpshmi i madh, i guximshmi që bërtet,
Ai do të zgjidhet guvernator i ushtrisë;
Guximi i grindjes së tij,
Ura e thyer, qyteti i ligështuar nga frika”.
Kjo padyshim se i përshtatet shumë përshkrimit të Trump. Ai ka ofenduar të tjerët – për të cilën mund të quhet i paturpshëm, ka guxim dhe bërtet. Sidomos duke e pasur parasysh se përveç se do të jetë President prej 20 janarit 2017, Trump do të jetë edhe Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë, parashikimi i përshtatet shumë atij.