Ndërsa katedralja e Notre Dame rrëzohej e përfshirë nga flakët, nga Vatikani Papa Françesku ka heshtur gjatë, gjatë gjithë mbrëmjes, deri në darkë, duke folur për herë të parë vetëm mëngjesin e ardhshëm. Jashtë Kishës, simbol i krishterimit, një turmë spontane ishte mbledhur për t’u lutur, përpara atij zjarri që dukej i pamundur të zotërohej.

Dhe nga Papa as edhe një fjalë.

Të parët që folën ishin ipeshkvit francezë, raporton Il Giornale, si presidenti i ri Eric de Moulins-Beaufort, i cili ka kujtuar se “asgjë mbi këtë tokë nuk është bërë për të zgjatur përgjithmonë”.

E kanë pasuar ipeshkvit italianë, të cilët i kane dërguar “një përqafim vëllazëror” kryeipeshkvit te Parisit, ashtu sic kane bere edhe ata të Vjenës dhe Londrës.

Kane folur pothuajse të gjithë, po Papa Françesku jo, pavarësisht faktit se po digjej kisha e dytë më e vizituar pas Shën Pjetrit, pavarësisht se ai ishte shpesh i zellshëm në nisjen e paralajmërimeve në favor, për shembull, të emigrantëve.

Vetëm në darkë vone të hënën nga Vatikani ka ardhur një mesazh i kursyer ne të cilin njoftohej se “Selia e Shenjtë ka marrë me tronditje dhe trishtim lajmin e zjarrit të tmerrshëm”, i cili ka shkatërruar një “simbol të krishterimit”.

 

Ditën tjetër vjen një tweet nga zëdhënësi ‘ad interim’, Alessandro Gisotti, qe informon se “Papa është afër Francës, lutet për katolikët francezë dhe për popullin e Parisit” dhe “garanton lutjen e tij për të gjithë ata që janë duke u impenjuar për ti bërë ballë kësaj situate dramatike “.

Do të duhej të prisnim deri në orën 12.40 të martën për agjencitë që të shkruanin mbi një telegram të dërguar nga Papa për Imzot Michel Aupetit, kryeipeshkv i Parisit, 18 orë pas zjarrit, që padyshim i intereson Selisë se Shenjtë më pak se tema të tjera.

Veritas.com.al/