Enrique Iglesias eletrizoi sheshin Skënderbej mbrëmjen e së premtes, duke dhuruar spektakël për fansat e tij në Tiranë.
Mijëra të rinj shqiptarë por edhe të huaj që ndodhen në Tiranë po shijojnë hitet më të njohura të Enrique Iglesias, yllit botëror të muzikës pop dhe asaj latine. Artisti spanjoll ndodhet në Tiranë për herë të parë.
Fansat e këngëtarit mbushën sheshin Skënderbej. Shumë prej tyre mbërritën disa orë përpara nisjes së koncertit për të zënë vendet e para.
“Jam nga Gjermania. Është hera e parë që vizitoj Tiranën. Ky qytet është shumë i bukur, ka njerëz të mrekullueshëm dhe miqësore dhe ushqim të mirë. Jam i emocionuar që Enrique Iglesias është këtu. E adhuroj atë këngëtar.”
“Na pelqen shumë. Hera e parë qe e ndjek. Atmosferë shumë e bukur. “
Këngëtari u ngjit në skenë në orën 22:00 duke dhuruar emocione të shumta për publikun deri në mesnatë.
Pas koncertit të Iglesias, një tjetër yll i muzikës latine, Ricky Martin do të mbajë koncert në Tiranë, më 20 korrik./abcnews.al