Nga: Nard Ndoka/
TVSH, Televizori Publik Shqiptar, më shumë liri dhe profesionalizëm, me 20 Shkurt 1991, se sa sot me 20 Shkurt 2017, në një sistem medemek demokratik. Mediat kombëtare dhe lokale janë në agoni të plotë, të tulatura, të trembura nga pushteti, të blera dhe të diktuara nga pushteti i pushtave.
Sinjale të qarta, per revolucion mbarëpopullore, mafia politike, ekonomike, mediatike, ka hedhur rrënjë, ndaj duhet përmbysje, liri dhe standarde për të gjithë. Kur liria mungon në media është alarm për një shoqëri, që aspiron progres, ndaj shqetësimi agresiv i Liderit të Opozitës Z.Basha është i përligjur dhe alarm për të gjithë ne.
Ky është një fenomen i frikshëm, që nuk çlirohet me drejtorë të vegjël dhe goma makinash, por me një revolucion që të përmbyse mekanizmin kriminal shtetëror që rrotullohet me korrupsionin galopant dhe lekët e pista të drogës dhe trafiqeve. Jemi në kohë, por duhet guxim dhe kurajë qytetare e politike, qëndresë dhe aksion i fortë i popullit opozitar ballë për ballë.
/Veritas.com.al/