Nga: Zef Brozi/ Uashington D.C/

Qe te mos ketë me as dhune ne protestat e opozitës duhet qe SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit te fillojnë punën sa me pare. Dhe atëherë opozitës jashtëparlamentare i duhet te zgjedhe liderët e saj te rinj!

Le tua bëjmë edhe me te qarte politikaneve  te korruptuar e te inkriminuar te opozitës  jashtëparlamentare e kujtdo qoftë: askush nuk do te mundet te pengoje a zhbëjë Reformën ne Drejtësi me protesta te dhunshme, me shashka, fishekzjarrë, gurë e shkopinj kundër policisë dhe  institucioneve.

Ju bej apel qytetareve te ndershëm qe e duan Shqipërinë: distancohuni nga protestat e dhunshme dhe grupet kriminale ne to. Vetëm protestat paqësore janë shprehje e demokracisë.

Përgëzoj forcat dhe drejtuesit e policisë dhe ministrin Lleshaj për korrektësinë dhe profesionalizmin ne menaxhimin e protestave. Policeve te plagosur ne protestat e dhunshme te opozitës ju uroj shërim sa me te shpejte.

Pa asnjë hezitim duhet qe prokuroria, policia, dhe gjykatat te vene para përgjegjësisë ligjore ata politikane e pjesëmarrës ne protesta qe bëjnë thirrje për dhune  apo edhe ushtrojnë dhune.

Zef Brozi

Uashington, DC