Kryeministri Edi Rama ka komentuar shembjet në Theth, duke u shprehur se nuk janë ndërtuar nga njerëz të shkretë, por thekson se janë ngritur nga disa individë që s’janë as banorë të zonës.

Edi Rama: Ka një teori për të keqardhur keq se kush e ka fajin, duket sikur një pjesë e atyre që komentojnë përpiqen që tia lënë fajin strukturave të shtetit.

Kemi njerëz të shkretë që kanë hequr bukën e gojës për të ndërtuar disa banesa dhe nga ana tjetër kemi një shtet që i la ta bëjnë këtë në shkelje të ligjit dhe u kujtua ti godasin. Nuk janë disa të shkretë, por disa individë që janë ngritur deri atje, një pjesë nuk janë banorë, Bëhet fjalë për individë që nuk janë shfaqur të pretendojnë çfarëdo qoftë. Policia po merret me hetimin si ka ndodhur dhe kush është mbrapa pushtimit kriminal të zemrës së Thethit, që është kartolina e njohur, Bëhet fjalë për ndërtime që nuk janë për të futur kokën por për qëllime fitimi. Nuk di të ketë ndonjë teori që amniston shkelësin e ligjit.

Struktura kanë përgjegjësinë e tyre dhe e kanë marrë këtë përgjegjësi, mbetet për të parë se #farë përgjegjësie do të marrë KLP në lidhje me zonjën Gjeli.

Dua të them që në Theth janë goditur 40 subjekte se kanë pasur më shumë se 1 ngrehinë, por nga 2 dhe 3. Policia ka një numër të konsiderueshëm denoncimesh, prokuroria s’ka marrë hetime.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *