Sot u mblodh perseri Keshilli Politik, sipas kerkeses se Opozites, por qe nuk prodhoi asnje rezultat. Në përfundim të mbledhjes së këshillit politik, përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri përsëriti edhe një herë apelin drejtuar opozitës së bashkuar për të sjellë një draft konkret me amendamentet e tyre për Kodin Zgjedhor.

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka thënë se nëse opozita s’bëhet pjesë e propozimeve atëhere ndryshimet kushtetuese do të vijojnë të reflektohen në Kodin Zgjedhor edhe pa ta.

Gjiknuri thotë se Kuvendi nuk ka për të lënë vakum kushtetues, dhe opozita s’mund ta mbajë peng reflektimin e ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Nga sot ka 8 ditë kohë për të përmbyllur procesin, teksa Gjiknur shprehet se në rast se opozita zgjedh rrugën e saj, atëhere Kuvendi gjithsesi ka detyrimin për të zbatuar ndryshimin e Kushtetutës.

”Natyrshëm që nuk do lëmë vakum kushtetues. Nëse ata s’duan të bëhen pjesë, apo të prononcohen, do të vijojmë.Këshilli Politik është krijuar për shkak të dëshirës së mirëtë mazhorancës me një palë që bëri vetvrasje politike.  Ne përtej rekomandimeve të ODIHR, plotësuam kërkesat. PD ka shprehur kundërshtitë pë Kushtetutën. Pse bëjnë sikur u zgjuan dje? Kushtetuta ka ndryshuar, Kuvendi ka për detyrë ta zbatojë.

Nëse zgjedhin rrugët e tyre, s’mund të mbahet peng. Organi konsultativ të mbajë peng vendimmarrësin? S’mund të ndodhë. PS i qëndron marrëveshjes së 5 qershorit.”- tha Gjiknuri.

VERITAS.COM.AL/