Nga Laert Skiro

Komentatorët e çështjeve politike sot kanë “prekur” në dy përfundime, duke vëzhguar protestën popullore kundër qeverisë që po zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nën udhëheqjen e Opozitës.

Njëri nga përfundimet është se “ me fillimin kaq fuqishëm” të protestës së popullit, nuk mund të ketë kthem pas. Numri shumë i madh i protestuesve, shumica e të cilëve nuk jan anëtar dhe aktivistë të partive, dëshmon ndarjen reale të popullit nga qeveria. Qeveria që nuk ka bërë asgjë për popullin, veçse është zhytur në korrupsion e krim, tashmë nuk është e nevojshme për popullin. Populli do të marrë në dorë fatin e vet. Ky është mesazhi. Domethënë qeveria pritet të tërhiqet nga posti i saj dhe të lirojë poltronin për qeveri të pa politizuar. Qeveria do të përgatisë zgjedhjet e përgjithshme të qershorit. Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër- sipas vëzhguesve politik.

Përfundimi i dytë është “shansi” i kryeministrit për të dhënë dorëheqjen menjëherë. Sa më shpejt që kryeministri Edi Rama të dorëzojë çelësat e qeverisë, aq më pak pasoja negative do të ketë. Mos- bindja e Ramës për të dhënë dorëheqjen do ta dërgojë vendin në konflikt. Konflikti thellon të keqen për paqen, sigurinë, ekonominë dhe vetë qeverinë.

Liderët e opozitës, edhe dje, akne vendosur për masa të reja që protesta të përshkallëzohet. Por përshkallëzimi do të ndjekë vijën e veprimit qeveritar. Në qoftë se qeveria jep dorëheqjen, atëherë krijohet një situatë normale dhe për pesë muaj zhvillohen zgjedhjet e reja. Ndryshe, sipas protestuesve, ka “përshkallëzim”.

Cili do të ishte përshkallëzimi?

Mund të përfshihen në protestë gjithë rajonet e vendit, mund të bllokohen rrugët, mund të paralizohet jeta në shkolla e në institucione. Në një rast të mëtejshëm mund të kërkohet pasuria e vjedhur nga ministrat dhe zyrtarët; mund të rrethohen vilat luksoze të qeveritarëve, duke filluar nga vila e kryeministrit…

Projekti i protestës së një populli të zemëruar ndaj qeverisë nuk mund të bëhet me saktësi as nga vetë opozita.

/Veritas.com.al/