Ish- kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj dhe Vladimir Mara ndodhën në Itali, ndërsa sonte pritet që të marrin në pyetje anëtarët e grupit “Habilaj”.
Moisi Habilajn, Nezar Seitin dhe Maridian Sulajn do të përgjigjen para prokurorëve shqiptarë në lidhje me trafikun e drogës dhe lidhjen me ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Të tre këta persona janë të burgosur në Itali për trafik droge, ndërsa në hetim për lidhje me këtë grup të strukturuar është edhe ish- ministri Tahiri.
Opozita e ka akuzuar Tahirin për lidhjet e drogës me kushërinjtë Habilaj, ai mori pak kohë më parë edhe masën “arrest shtëpie”, ndërsa fitoi lirinë në gjykatën e Apelit./
Veritas.com.al/