(FOTO: Jack Nicholson)/
Jak Nicholson- një aktor dhe regjisor i dashur në botë dhe me shumë admirues në Shqipëri, nuk do të xhitojë më filma. Ai ka vendosur të tërhiqet në jetën e tij shumë më herët se disa artistë moshatarë të vet.
Do të mbushë 80 vjeç në prill, 60 vjet në xhirime, si i pakrahasueshmi dhe interpretuesi i të paktën 70 filmave, 12 nominimeve Oscar dhe tre fitoreve.
Jack Nicholson , legjenda e kinemasë amerikane do të tërhiqet dhe nuk do të xhirojë më filma, bën të ditur miku i tij Peter Fonda, bashkë-yll në 1969 në “Easy Rider”.
Asnjë njoftim publik, një lamtumirë ekranit të madh në qetësi.
“Nuk dua të flas për të”, ka thënë Peter Fonda në një festë të organizuar në Los Angeles nga Akademia Britanike e filmit. “Tashmë Jack ka punuar shumë, është mirë ekonomikisht dhe është praktikisht në pension”, shprehet ai.
E paharrueshme statuja e parë për filmin “”One Flew Over the Cuckoo’s Nest”, ashtu si të paharrueshëm kanë qenë personazhet që ai ka interpretuar , në filma kult si “Shining”, “Shtrigat e Eastwhick” ose “Batman”.
Nicholson nuk interpreton më që prej 2010. Por në 2013, kur nisën të qarkullonin zërat për daljen në pension të tij, aktori i tha mediave: “Kam ende trurin e një matematicieni….. por nuk do të luaj deri në ditën e vdekjes sime. Nuk jam një ushtar, por jam i kënaqur në shtëpinë time”.
/Veritas.com.al/