Deputetët e opozitës, të cilat janë përjashtuar nga punimet e Kuvendit për disa ditë, nuk u lejuan të futen brenda godinës së kryesisë. Kjo shkaktoi tensione me gardën që bllokuan derën për të mos lejuar hyrjen e tyre. Deputeti Flamur Noka arriti të kapërcente kangjellat dhe të futej brenda kryesisë.
Gazetarja e ABC News Erneta Shevroja raportoi në një lidhje live se ata do të mbanin një mbledhje të grupit të tyre parlamentar, të parashikuar në orën 10:15. Siç shihet edhe nga pamjet, deputetët e Berishës arritën që të futeshin në ambientet e brendshme të Kuvendit duke u ngjitur në dritare.
“Deri më tani janë zhvilluar në këtë godinë pothuajse të gjitha mbledhjet e grupit të PD-së, në katin e katërt por sot ka një vendim të tyre për ta zhvilluar në sallën e tyre të mbledhjeve të grupit. Por sot, Garda është e urdhëruar që të mos lejojë deputetët që të futën, bëhet fjalë për të përjashtuarit.
Në mbështetje të tyre dolën edhe ata që nuk kanë masa, të cilët ishin brenda në godinë dhe u bashkuan me grupin tjetër të deputetët të përjashtuar, por mesa duket nuk do të ketë ndryshim. Sipas vendimit të deputetëve, ata do të hynin në sallën e tyre të mbledhjes së grupit, ku zhvillojnë punimet e tyre.
Nuk bëhet fjalë vetëm për të penguar komisionet parlamentare, por për të zhvilluar mbledhjen e tyre por as për këtë deputetët nuk janë lejuar për të hyrë. Deputetët duhet të jenë përderisa kishin një lloj organizimi për të qenë në këtë mbledhje. Komisioni i Ekonomisë u zhvillua online dhe në të morën pjesë edhe tre deputetë të PD-së.”, raportoi gazetarja.