Sarkazëm nga: Agim Xhafka/

Sapo ish i burgosuri politik Nusreti mori pensionin 10 mijë lekë, i erdhi radha Gaqos,- hetuesit që futi në burg Nusretin. Mori plot 35 mijë lekë se paska qenë ushtarak!!!

-Muajin që vjen të rritet dhe 2 mijë të tjera,- i tha punonjësja Gaqos.

Nusreti futi lekët shuk në xhep dhe shkoi buzë Lanës. Që ta ngrohte dielli falas.

/Veritas.com.al/