Nga: Breitbart News/

Administrata e ish-Presidentit Barak Obama pagoi një organizatë te lidhur me miliarderin globalist George Soros për të ndihmuar fëmijët e huaj të pashoqëruar (UACs) të shmangnin deportimin nga Shtetet e Bashkuara.

Një hetim i Immigration Reform Law Institute (IRLI) zbuloi se ndërmjet 2015 dhe 2016, administrata e Obamës shpërbleu Institutin Vera te Drejtësisë me 310 milionë dollarë në kontrata për të ndihmuar UAC– emigrantët e rinj që erdhën në kufirin e SHBA-Meksikë të pashoqëruar – të shmangin dëbimin.

Hetimi i IRLI-t zbuloi se administrata e Obamës pagoi Institutin e Drejtësisë Vera me miliona në kontrata te financuara nga taksapaguesit amerikanë për të dhënë “përfaqësim të drejtpërdrejtë ligjor” UAC-se në procedurat e deportimit.

“Kur qeveria federale paguan për të huajt e mitur të paligjshëm për të marrë përfaqësim të drejtpërdrejtë ligjor, bën më shumë se sa thyen  ligjin,” tha drejtori ekzekutiv i IRLI-t Dale Wilcox në një deklaratë.

“Këto pagesa të paautorizuara padyshim kanë përshpejtuar lirimin e UAC nga qendrat e paraburgimit për t’u bashkuar me familjet, të afërmit ose anëtarët e tjerë të bandës – ose t’i ndihmojnë ata të lidhen me dhe të paguajnë ‘pandillas’, kartelet kriminale që bëjnë fitime të mëdha nga kontrolli i trafikimit të qenieve njerëzore ne kufirin jugor “, tha Wilcox. “Mendimi im është se votuesit e mesëm nuk do të ishin të kënaqur të dinin se sasi të tilla të mëdha të dollarëve të taksave te tyre jane shpenzuar në ndihmë të kësaj ndërmarrjeje gjigante kriminale”.

Qendra e Drejtësisë Vera ishte kryesuar më parë nga Christopher Stone, i cili gjithashtu shërbeu si president i Fondacionit të Shoqërisë së Hapur Soros midis 2012 dhe 2017. Fondacioni i Shoqërisë së Hapur Soros gjithashtu i dha fonde Qendrës së Drejtësisë Vera.

Zyrtarët federalë kanë thënë se UACs-te që derdhen në SHBA janë “rekrutë të mundshëm” për bandat e dhunshme të huaja si MS-13 që kanë marrë një bastion në komunitetet amerikane. Vetëm në 2017, më shumë se 40,000 UACs jane sistemuar në të gjithë Shtetet e Bashkuara pasi ata mbërritën në vend të pashoqëruar.

Veritas.com.al/