(FOTO: Obama dhe Merkel në çastet e lamtumirës- Berlin, Nëntor 2016)/   

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ditën e Enjtë i bëri vizitën e lamtumirës kancelares gjermane Angela Merkel- njoftoi agjencia franceze e lajmeve, AFP.

Merkel tani shikohet si mbajtëse e standardit të demokracisë liberale që nga zgjedhja e Trump si president i Shteteve të Bashkuara.

Në hapin e fundit të turit final në vendet Europiane, presidenti Obama nënvizoi se ndan të njëjtat vlera, në përpjekjen për të ulur frikën rreth të ardhmes të  partnershipit transatlantik dhe e falënderoi zonjën Merkel për miqësinë e saj gjatë dy mandateve të Obamës në Shtëpinë e Bardhë.

Si liderë Perëndimor, përqafuan të njëjtat ide për një ndryshim potencialisht radikal me lëvizjen e presidentit Trump për në Zyrën Ovale në Janar.

“Kur e shikojmë njerëzit, elitën globale, korporatat e pasurisë dukshëm që jetojnë në diferenca rregullash dhe ligjesh, që shmangin taksat, që manipulojnë mënyrat e zbatimit të rregullave… kjo ushqen padrejtësinë”- tha ai.

Pas fitores shokuese të Trump, Angela Merkel shprehu dëshirën që të mbahen lidhje të forta me Washingtonin.

/Veritas.com.al/