Organizata Botërore e Shëndetësisë -OBSH- ka rezerva serioze ndaj planit të Komisionit të BE për një “pasaporte digjitale vaksinimi kundër Covidi-19”.

Drejtori rajonal i OBSH-së në Evropë, Hans Kluge, i tha gazetës së përditshme “Die Welt” se nuk është e sigurt se sa zgjat imuniteti pas vaksinimit kundër koronavirusit. Prandaj OBSH i refuzon librezat e kërkuara të vaksinimit. “Ne e kuptojmë që qeveritë përballen me realitetin politik,” theksoi mjeku belg, duke shtuar se hedhja në përdorim e këtyre librezave, që është njoftuar për verën e këtij viti, është “ndoshta e pashmangshme”.

“Por ky nuk është rekomandim i OBSH-së”, shtoi ai. Komisioni Europian ta paraqesë projektligjin për “librezën e gjelbër digjitale” në 17 mars. Në të do të regjistrohen vaksinimet për koronën, sëmundja COVID-19 dhe testet negative. Qëllimi është të gjendet një mënyrë e sigurt për të hequr kufizimet dhe për të udhëtuar në Evropë. Kushtet teknike për këtë librezë pritet të jenë gati brenda tre muajsh në mënyrë që njerëzit e vaksinuar të mund ta dëshmojnë imunizimin e tyre në të gjithë Evropën pa pasur rrezik për falsifikime.

Kluge, pret që pandemia të marrë fund për rreth dhjetë muaj. Ai supozon se 2021 do të jetë një tjetër vit me COVID-19, dhe se 2020 ishte sic thotë “terra Incognita”. “Një vit më vonë ne dimë shumë më tepër. Kjo është arsyeja pse unë supozoj që pandemia do të ketë marrë fund në fillim të vitit 2022, shprehet ai duke shtuar se kjo nuk nënkupton që virusi është zhdukur, por ai nuk do të ketë më ndërhyrje shkatërruese.”

VERITAS.COM.AL

Top Channel