
Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur sot në Gjirokastër: Oficeri i Policisë rrugore, Ilir Divitnari, 47 vjeç, ka humbur jetën teksa ndodhej në krye të detyrës për instrukturimin e qarkullimit rrugor.
Nuk ka ndodhur aksident automobilistik dhe asgjë e llojit të sulmit nga jashtë. Oficeri Divitnari ka pësuar atak kardiak, dhe ka humbur jetën.
Sipas kolegëve të tij, Ilir Divitnari, është ankuar se po i dhemb kraharori; dhe vetëm pas pak minutash ka ndërruar jetë. Ende pa hyrë në portën e spitalit, nuk kishte më shenja jete.
Veritas.com.al/