Vijon puna në kuadër të operacionit “Flakë në det” ku u arrestua ‘Baroni i drogës’ Gëzim Çela.

Alket Deda, Ksenofon Bodo, Selami Lushkaj janë tre personat e arrestuar me urdhër të SPAK, si të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Nga zbërthimi i aparatit në pronësi të ish-policit Arlind Ismailukaj janë zbardhur biseda për trafikim drogë në 4 episode në Itali, Greqi, Kosovë dhe Turqi.

Sipas hetimeve nga prokuroria e posaçme grupi në fjalë kanë trafikuar sasi të mëdha heroine, kokainë në gusht 2023.

Në këtë periudhë  u zbuluan dhe u dokumentuan një rast të një trafiku  kokainë që do të shkëmbehej më një sasi lëndë narkotike, ku i përfshirë rezulton edhe i ashtëquajtuari “baroni i drogës”, Gëzim Çela dhe disa persona të tjerë.

Pak ditë më parë Cela iu sekuestruan disa pasuri që besohet se që janë krijuar nga aktiviteti kriminal.

NJOFTIMI I SPAK

Në vijim të veprimeve proceduriale, në lidhje me procedimin penal nr. 185, të vitit 2023, në kuadër të të cilit, është zhvilluar operacioni policor i datës 15.08.2023, i emërtuar “Flakë në det”, ku nëpërmjet detit është tentuar të trafikohet një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 46, datë 29.04.2024, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, për caktimin e masës së sigurimit për personat nën hetim A. D., S. L. dhe K. B., si persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.