
13 person ranë në pranga në kuadër të një operacioni antidrogë të koduar “Winter” në Kavajë.
Përveç sasisë së kokainës dhe kanaibisit, që grupi kriminal e shiste në doza kryesisht pranë shkollave, janë sekuestruar edhe tre silenciatorë si edhe pajisje për modifikimin e armëve të zjarrit.
Më konkretisht, u sekuestrua: 80 doza kokaine, 620 doza kanabisi, 2 peshore elektronike, pajisje për presimin e drogës dhe ndarjen e tyre në doza, shuma parash në euro dhe lekë dhe 19 celularë.
Gjithashtu u sekuestruan 3 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, pajisje për modifikimin e armëve të zjarrit, 1 detektor dhe 1 bllokuesh valësh.
Komente