Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale lidhur me operacionin mes SPAK dhe anti-mafias italiane, që coi në pranga 37 persona nga Shqipëria e Italia.

Ndërsa uron SPAK për punën e kryer ambasadorja Kim, inkurajon atë të vijojë punën për më shumë rezultate të mira.

“Urime SPAK për dënimin e krimit të organizuar dhe narkotikës dhe përfshirjen në cështjen e anti-mafias italiane. Vijoni me punën e mirë dhe të jepni më shumë rezultate në interes të popullit popullin shqiptar https://bit.ly/31u2w93” shkruan ambasadorja Kim.

VERITAS.COM.AL/