Operacioni për lirimin e 12 djemve dhe trajnerit të tyre në shpellën në veri të Tailandës po vazhdon “me butësi, tha kreu i operacionit.
Katër djem janë liruar dhe janë nxjerr lart mbi tokë deri tani; ata janë me shëndet të mirë- thanë anëtarët e ekipit të shpëtimit.
Misioni ka ndaluar tani për pak, të paktën për 10 orë, dhe depozitat e ajrit nevojiten të zëvendësohen.
Shpëtimtarët vendosën të shkojnë përpara me operacionin e rrezikshëm, ditën e Diele, për shkak të frikës së shirave që priten.
Faza e dytë mund të nisë të Hënën në mëngjes, pas ndërrimit të gjithë depozitave dhe sistemit të ajrimit “përgjatë rrugës”, tha guvernatori i Narongsak Osottanakorn, Chiang Rai.
Veritas.com.al/