Një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër një rrjeti të strukturuar kriminal të trafikut të drogës është zhvilluar të mërkurën nga autoritetet italiane në Bari, në bashkëpunim  me SPAK dhe policinë Shqiptare. Në vendin tonë është goditur, një prej grupeve kriminale më të fuqishëm në Shqipëri që merret me trafikimin e kokainës dhe të heroinës.

Në total janë lëshuar 52 masa sigurie ndërsa nga këto masa janë mundur të ekzekutohen 40 masa të arrestit me burg. Mes personave në kërkim është edhe Elvis Doci i njohur me nofkën Visi i Pojës, nip i Xhevdet Troplinit të cilit me parë iu sekuestruan 3 milionë euro.

ABC News ka siguruar emrat e shtetasve shqiptarë të përfshirë në këtë grup kriminal:

Gerti Aliu

Adi Coba

Ervis Deti

Agron Ganaj

Nuredin Kiptiu

Arsen Leskaj

Erigels Presi

Leonard Shakaj

Zeni Shtraza

Genci Telollari

Redi Tusha

Elvis Doci ( Visi i Pojës)

Ekil Nderjaku

Indrit Tafili

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *