Partia Demokratike ka denoncuar se kryeministri Edi Rama ka përfituar një sipërfaqe toke pasuri në Vuno prej 22,4 hektarësh.
Në një deklaratë për mediat, Sekretari për Çështjet Ligjore Ivi Kaso tha se vlera e painvestuar përllogaritet jo më pak se 30 milionë euro dhe e investuar deri në 150 milionë euro.
“Artan Lame dhe Jogo Goro dilnin para banorëve dhe njoftonin përfundimin e procesit të legalizimeve. Në listën e përfituesve me certifikatë pronësie rezultonte një pjesë e mirë e fisit Koleka, mes tyre edhe Aneta Koleka, nëna e kryeministrit. Bëhet fjalë për jo pak metra, por për 22,4 hektarë në të cilin vëllezërit Rama, në cilësinë e trashëgimtarëve, marrin një pjesë pasurie, e cila pa investuar përllogaritet jo më pak se 30 milionë euro dhe të investuar arrijnë në vlera 150 milionë euro”, deklaroi Ivi Kaso.