Komisioni i Ligjeve është ndërprerë pas rreth një ore diskutimesh këtë të mërkurë për draftet dhe ndryshimet e propozuar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Hajdari ka përsëritur kërkesën e opozitës për të ndërprerë mbledhjen për shkak se kërkon që propozimet të diskutohen në Këshillin Politik dhe më pas në komision. Kështu pas një pushimi 10 minutëshe mbledhje e Komisionit të Ligjeve është ndërprerë.
Nga ana tjetër gjatë diskutimeve, Damian Gjiknuri, foli në emër të PS dhe tha se kjo parti ka në fokus të propozimit, koalicionet, dhe për këtë arsye, listat e hapura tha ai, nuk janë një problem për Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.
“Nuk ka pse të ndërpritet puna tek Ligjet, komisioni vijon punën i ndarë nga Këshilli”, -tha Gjiknuri, i cili u mbështet në këtë deklaratë nga kryetari i Komisionit, Ulsi Manja.
VERITAS.COM.AL