Prej ditësh është thënë se opozita e kryesuar nga PD do ta nisë ‘oponencën e fortë’ ditën e seancës së parë parlamentare, më 9 shtator, ku ‘nuk do të lejojë të marrin postet ’Gramor Ruçi dhe Fatmir Xhafaj.

Deklarata u bë me intensitet thuajse si para protestës masive të 18 shkurtit.

Por në fakt ka ndodhur si me dallgët e detit, që bien nga fuqia sa i afrohen rërës.

Njëri nga aleatët e PD, Fatmir Mehdiu, ka thënë sot se ‘ qëndrimi i opozitës do të jetë reforma në drejtësi”. Ai e lë mënjanë punën me Gramozin dhe me Fatmirin.

Ja çfarë shkruan ai:

“Do ketë një diskutim të grupit parlamentar për këtë çështje ku do vendosim edhe qëndrimet tona. Nuk mendoj se qëndrimi i opozitës duhet të përcaktohet nga raportet momentale spontane, por duhet të ketë një qëllim të caktuar për të ndërtuar një raport të drejtë me votuesin e djathtë dhe një qëndrim politik sa më të djathë në Kuvendin e Shqipërisë”,- u shpreh Mediu.

Mediu theksoj se Reforma në Drejtësi dhe ajo Kushtetuese do të jetë kryefjala e kësaj legjislature.

“Ajo që dua të them është se e djathta bazohet mbi individin dhe lirinë e individit dhe çdo gjë që bie ndesh me këtë koncept për mendimin tim personal është e papranueshme. E njëjta histori e vjetër me pazare të reja, dhe kjo është e frikshme sepse është rikthim i pozicioneve politike të së kaluarës. E kam thënë, është një lëvizje politike e Antonio Gramishit, e shoqëruar me praktika të Hugo Chavezit, struktura paralele të krimit që ndëshkojnë këdo që është kundër qeverisë, jo vetëm nga pikëpamja morale por edhe politike”-theksoi Mediu.

Veritas.com.al/