Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka shpërthyer ndaj zërave të politikës që thonë se opozita po përkrahet nga rusët.

Në një status në Twitter, Manjani shtron pyetjen që nëse kërkon zgjedhje të lira je ‘rus’ dhe nëse kërkon zgjedhje me kanabis i bie të jesh ‘amerikan’? Gjatë diktaturës komuniste këta i quanin opozitarët (e imagjinuar) ose ‘anglez’ ose ‘amerikanë’.

“Teza që rusët po mbështesin opozitën në Shqipëri,na hapi barkun! Nëse do zgjedhje të lira je Rus?! Nëse i do me kanabis je amerikan?! Kulmi!”, shkruan Manjani.

/Veritas.com.al/