Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, duke folur në emër të PD, tha se premtimet e kryeministrit Edi Rama për kërkesat e studentëve do të shkrihen në muajin janar.
Ai u shpreh se nuk mund të përmirësohet kjo çështje pa rritjen e buxhetit dhe pa ndryshimin e ligjit.
Gjithashtu Shehu theksoi faktin se viti 2019 do të jetë viti i përmbysjeve të mëdha në vend, ndërsa shtoi se situata zgjidhet me largimin e Ramës nga qeveria.
“Unë i ndoqa dhe i dëgjova atyre që u thanë. Ata ishin periudhë alias-Rilindja. Ishin tërësisht surrealiste, ishte krejt 3 D dhe në realitet nuk ekzistojnë.
“Do të zhduken në janar në mënyrë të plotë. Janari do të jetë periudhë e protestave për të kërkuar zgjidhjen e situatës, por nuk zgjidhet kështu. Lufta për të plotësuar kushtet duhet filluar nga të gjitha anët”, tha Shehu.
“Opozita po bën dhe po bën në shumë plane. PD mbështet pa rezerva protestën e studentëve. Ne morë pjesë në Parlament, pavarësisht se kërkesat tona nuk u morën parasysh, sepse ajo është arrogante”, tha deputeti i PD
Duke folur me optimizmin më të lartë, deputeti i PD tha se “opozita do t’i fitojë zgjedhjet lokale”.
Veritas.com.al/