Nëse qytetarët shqiptarë do të votonin sot për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë, Partia Socialiste do të fitonte zgjedhjet me 43% të votave.

Rezultatet e sondazhit të parë për votën kombëtare i realizuar nga Ora Neës dhe IPR Marketing rendisin forcë të dytë Partinë Demokratike me 36%, pas saj vjen Lëvizja Socialiste për Integrim me 12% dhe LIBRA me 2.3%. Ndërkohë të gjitha partitë e tjera si PR apo PDIU nuk kalojnë pragun.

Sondazhi është realizuar në datat 29 dhe 30 maj dhe u bë publik mbrëmjen e 31 majit 2017 në emisionin Tonight Ilva Tare në Ora Neës.

Janë pyetur 2002 persona. Në anketim janë të përfshirë dhe votues për herë të parë. Marzhi i gabimit është +/- 2.5%.

Rezultatet e sondazhit janë një fotografi e 31 majit, fillimit të fushatës dhe që kjo mund të ndryshojë në ditët në vijim.

Në këtë sondazh të anketuarve iu bënë dhe disa pyetje

PYETJA 1:  “Sipas jush sot në Shqipëri jetohet mirë, keq apo nuk e di?”

Mirë i janë përgjigjur: 45.8 %. Nga këta PS janë 66.7%  PD 23:0% dhe LSI 32. 4 %, si dhe  38. 6 % e të pavendosur ose nuk votojnë.

Keq  i janë përgjigjur: 45.4%. Nga këta PS janë  26. 3%,  PD 72.4 % dhe LSI 50. 6 %, 50.1 %  të pavendosur ose nuk votojnë. Shikoni tabelën me poshtë.

PYETJA NR 2: Krahasuar me kater vjet me pare sipas jush ne Shqiperi jetohet

Më Mirë i janë përgjigjur: 39.0%. nga këta PS janë 67.1%  PD 9:3% dhe LSI 42.3 %, si dhe 27.3 % e të pavendosur ose nuk votojnë.

Më Keq i janë përgjigjur 29.8%.  Nga këta PS janë  67. 1%,  PD 70.9  % dhe LSI 9. 5 %, 32.1 %  të pavendosur ose nuk votojnë. Shikoni tabelën me poshtë.

 

PYETJA NR 3 – Cilat janë problemet urgjente që kërkojnë zgjidhje  ?

Ndërkohë të pyetur se cilat janë tre problemet emergjente që kërkojnë zgjidhje në Shqipëri, të anketuarit mendojnë se papunësia është problemi kryesor me 67%, korrupsioni me 36.3%, dhe rrogat dhe pensionet e ulëta me 34.7%.

Probleme të tjera që shqetësojnë shqiptarët janë kriza ekonomike, shërbimi shëndetësor, varfëria. Por përkundër kësaj, shqiptarët mendojnë se jetohet më mirë se katër vjet më parë. Shikoni tabelen me poshte.

PYETJA NR 4: Si e vlerësoni punën e qeverisë Rama?

Pozitive i janë përgjigjur 40. 3 %.  Nga këta PS janë 77. 9%,  PD 2:4% dhe LSI 47. 1 %

Negative  i janë përgjigjur 33.3 %. Nga këta PS janë 12. 6 % , PD  72. 5 % dhe  LSI 22.2 %. Shikoni tabelen me poshte:

PYETJA NR 5 – Sipas jush kryeministri Rama i ka mbajtur premtimet e bëra 4 vjet më parë. Shikoni tabelën me poshtë.

PYETJA NR 6: Si e gjykoni punën e opozitës se udhëhequr nga Basha

Negative i janë përgjigjur 47.6%. Nga keta 71.7 % PS, 15. 4 % PD dhe 77. 9 % LSI

Pozitive i janë përgjigjur 23.4 %. Nga keta 12.7 PS, 65.0 PD, dhe 0.0 LSI.  Shikoni tabelën me poshtë:

PYETJA NR 7:- Pavarësisht nga preferencat tuaja, sipas mendimit tuaj kush do te fitoje zgjedhjet?  Shikoni tabelën me poshtë.

METODOLOGJIA. Shikoni foton poshtë: