Në një fjalim të fuqishëm gjatë kësaj jave, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán deklaroi se “kundërshtarët më të egër” të Hungarisë nuk vijnë nga brenda, por nga jashtë; dhe se Europa po bie viktimë e “Islamizimit”.

Në këtë fjalim vjetor mbajtur në ‘ Civic Picnic in Kötcse’ gjatë fundjavës, Orbán përsëriti opozicionin e tij ndaj influencave të rënda nga jashtë kundër punëve të Hungarisë. Gjithashtu ai foli mbi bindjen e tij se Europianët akoma nuk kanë ardhur në pikën e kërcënimit real që paraqet Islami.

Duke përmendur studimet që sugjerojnë se 60 milionë emigrantë do të nisen nga Afrika drejt Europës gjatë 20 vjetëve, gjë që do të rrisë popullsinë Islamike në mbi 20 për qind rreth vitit 2030, Orbán deklaroi: “Islamizimi i Europës është ral”, ndërsa në Kinë ose në Shtetet e Bashkuara ‘ai nuk ka shans”.

(continued)

Veritas.com.al/