Dy sondazhe kombëtare, që po vazhdojnë, e tregojnë Donald Trump që kryeson mbi Hillary Clinton nga 1 deri 5.6 ikë- sipas vëzhgimeve të fundit.

Sipas sondazheve në të përditshmen “Los Angeles Times”, Trump ka arritur në shifrat më të larta që janë arritur deri më sot në fushatë, me 5.6 për qind, domethënë 48.2% me  42.6%.

Sipas sondazhit kombëtar në “The Investors Business Daily”, i cili ka provuar se është indikatori më i saktë në zgjedhjet presidenciale që nga viti 2004, Trump rezulton të jetë 1 për qind para.

E rëndësishme është të vihet re se sipas sondazhit të “L.A. Times” hendeku gjinor në mbështetjen e kandidatëve, është në disfavor të Hillary Clinton.

Trump ka 16.2 për qind mbi Clinton, mes meshkujve, ndërsa ajo ka 4.9 për qind mes votuesve femra. Mesatarja e nëntë sondazheve nga “The Real Clear Politics” tregonte se të shtunën Hillary ndodhej me 2.1 pikë në avantazh. Mirëpo më datë 17 Tetor ajo ka qenë 7.1 pikë përpara në të njëjtat zona.

Sondazhet janë bërë para se drejtori i FBI James Comey, edhe një herë tjetër shokoi botën politike duke deklaruar para Kongresit se e mbylli “hetimin kriminal të Hillary Clinton” mbi emailet.

Teksa sondazhet kombëtare tregojnë shifra që janë shumë afër me njëra tjetrën, Trump e ka mbyllur hendekun në disa shtete kyç, duke përfshirë Florida dhe Ohio.

/Veritas.com.al/