(Bloomberg)/

Ndërsa fushata elektorale i afrohet javës finale, Donald Trump po tregon forcë në Ioëa dhe Ohio par ditës së Votimit. Ndërsa Hillary Clinton, sipas zgjedhjeve të hershme, duket më e fortë në North Carolina dhe Nevada,-  thotë një analist politik i Bloomberg.

Demokratët dhe Republikanët në Florida, shtetet më të mëdha të lëkundura, sipas votimeve të hershme, ndodhen thuajse në proporcion të drejtë. Deri tani janë hedhur rreth 2.9 milion vota, duke tejkaluar nivelin rekord të votimeve katër vjet më parë.

Votimet e hershme janë afër përfundimit në disa shtete që janë konsideruar si fushë- beteja. Ato mbarojnë të Premten në Nevada, këtë fundjavë në North Carolina, Ohio dhe Florida, të hënën- në Ioëa. Këto shtete, që janë objektivi më i fortë për Trump dhe Clinton, kanë një total 74 nga 270 Kolegje votimesh që nevojiten për të fituar Presidencën. Trump duhet të fitojë katër nga këto shtete për të hapur rrugën drejt Shtëpisë së Bardhë.

/Veritas.com.al/