Orteku në Itali: Edhe katër të tjerë dalin gjallë nga gërmadhat e Hotel Rigopiano.

 

Katër persona të tjerë janë shpëtuar gjatë natës nga hoteli i shkatërruar prej ortekut në Abruzzo të Italisë, tre ditë më parë.

Këta të katër i shtohen numrit prej 9 personash që janë shpëtuar para tyre; numri i të mbijetuarve dhe të shpëtuarve shkon në 14.

Të paktën edhe 15 vetë janë akoma të humbur.

Ndërsa edhe një person tjetër- shpresojnë forcat e shpëtimit- mund të shpëtohet, disa zëra të tjerë janë dëgjuar në rrënoja gjatë natës.

Pesë vetë janë konfirmuar të vdekur.

Pesë të mbijetuarit e parë u nxorën të sigurt ë Premten, rreth 40 orë pas rënies së ortekut të të Mërkurës.

Ata janë raportuar se janë gjetur si të strehuar poshtë pjesëve të rrënuara të pjesëve të çatisë së hotelit ku kishin mundësi të ndiznin pak zjarr që të ngroheshin për dy ditë.

Ekipet e shpëtimit kanë qenë të gozhduar nga një borë e thellë që ka bllokuar rrugët hyrëse për në vendin ku ndodhet hoteli.

Ka shqetësime se ortekë të tjerë mund të bien- sipas gazetës italiane “La Stampa”.

/Veritas.com.al/