Paketa ligjore anti-shpifje e qeverisë shqiptare ështëd dërguar për konsultime edhe nga OSBE, pasi e dërgoi presidenti i Republikës.

Me këtë rast, edhe vetë OSBE ndjehet më e relaksuar, pasi sipas saj është momenti për të bërë korrigjimet e rekomanduara. Por OSBE nuk thotë se ligji nuk do të mebtet pa u miratuar në Kuvend.

Përfaqësues i OSBE-së për lirinë e medias Harlem Desir shkruan në “Twitter” se kjo është një mundësi e mirë për të bërë përmirësime të tjera në këtë paketë para votimit në parlament.

“Kam dërguar në Komisionin e Venecias rishikimet tona ligjore mbi projektligjet e Shqipërisë për Median Audiovizuale dhe Komunikimet Elektronike, pasi Parlamenti shtyu votimin javën e kaluar. Kjo është një mundësi e rëndësishme për të bërë përmirësime të mëtejshme para një votimi të ri të Parlamentit”, shkruan Desir.

Veritas.com.al/