Një komedi dashurie dhe miqësie, Green Book, fitoi Oscar-in për filmin më të mirë në të 91-tin edicion të Academy Awards. Nuk ishte midis të preferuarve por ishte në një farë mënyre në përputhje të plotë me një mbrëmje, ne te cilën temat e integrimit kanë monopolizuar gjithë ceremoninë. Me pak fjalë, një lloj Oscar-i buonist anti Trump.
Historia e udhëtimit të muzikantit Don Shirley dhe shoferit të tij në Amerikën e thellë dhe raciste të viteve gjashtëdhjetë, fitoi tre statuja të rëndësishme, përveç filmit më të mirë, edhe aktori më i mirë jo protagonist, Mahershala Ali dhe skenari më i mirë original, shkruar ndër të tjera nga Nick Vallelonga, aktor dhe skenarist italiano-amerikan që është bazuar në eksperiencën reale të babait të tij, i cili ishte vërtet shofer i muzikantit të xhazit në atë udhëtim epik që sfidoi ndarjen racore dhe intolerancën e kohës. Aliu nuk ishte i vetmi aktor afro-amerikan që fitoi në këtë mbrëmje të hakmarrjes për pakicat. Regina King, për Nëse rruga mund të fliste, ishte e para e ceremonisë që shtrëngoi në dorë një statujë: aktorja më e mirë jo-protagoniste.
Pastaj Spike Lee, për BlacKkKlansman, fitoi çmimin për skenarin më të mirë jo original dhe ka ndezur platenë e Oskar-it me një fjalim shumë politik: “Zgjedhjet e 2020 janë afër, le ta kujtojmë, mund të bëjmë një zgjedhje të dashurisë dhe jo të urrejtjes “.Ka falënderuar stërgjyshen dhe “që kishte qenë skllave. Bëj homazh për të dhe për etërit tanë, falë sakrificës së tyre ne jemi këtu, faleminderit që keni ndërtuar Vendin dhe keni duruar genocidin e vendasve”. Dhe pastaj ishte Roma e Alfonso Cuaron, regjisori meksikan i cili fitoi një Oskar për Revenant me Leonardo Di Caprio.
I tij ishte një tjetër film me një konotacion të fortë social, favorit i madh i vigjiljes, i cili tregon historinë e shërbyeses së shtëpisë në fëmijërinë e regjisorit meksikan, në Mexico City. Roma, prodhuar nga Netflix, ka fituar çmime të rëndësishme: filmi më i mirë në gjuhë të huaj, regjinë më të mirë, fotografinë më të mirë. “Ky film i është dedikuar 70 milionë bashkëpunëtorëve shtëpiakë që punojnë në shtëpitë tona dhe që zakonisht janë të limituar në sfondin e filmave tanë – ka thene regjisori meksikan – Emigrantët dhe gratë projektojnë botën më përpara”.
Dhe pastaj ishte Rami Malek,fitues i Oscar-it për aktorin më të mirë protagonist me Bohemian Rhapsody. “Unë jam bir i emigrantëve egjiptianë, amerikan i gjeneratës se dytë, nuk isha zgjedhja me e qartë, por me sa duket funksionoi”.
Bohemian Rapsodi është filmi që ka fituar më shumë, katër statuja, por të tjerat të gjitha teknike: montazhi, redaktimi i zërit dhe përzierja e zërit. Çmimi për aktoren më të mirë iu dha Olivia Colman, sovranja e jashtëzakonshme e sëmurë në La Favorita.Ka mundur Glenn Close,qe,e nominuar shtatë herë në Oscar (këtë herë për The Wife) nuk ka fituar kurrë.Colman ka mundur edhe Lady Gaga qe eshte mjaftuar me çmimin për këngën më të mirë, Shallow, nga A Star is Born, ndoshta filmi me rezultatin më zhgënjyes të mbrëmjes që, krahasuar me tetë nominime solli vetëm atë shkuar këngëtares.
Veritas.com.al/