Një burrë në moshën 96 vjeç, roje në kampin e vdekjes në Auschwitz që ishte dënuar si bashkëpunëtor në vrasje, është gati për në burg, thanë prokurorët gjerman ditën e Mërkurë. Avokatët e tij thanë se do ta kontestojnë vendimin- raporton agjencia AP.

Oskar Groening është dënuar në korrik të vitit 2015si bashkëpunëtor në vrasjen e 300,000 hebrenjve dhe është dënuar me katër vjet burg.

Oskar Groening e apeloi vendimin, por gjykata federale e kundërshtoi apelimin në nëntor.

Groening ka qenë i lirë në pritje të apelimit dhe vendimit për burgosjen e tij. Të Mërkurën, Kathrin Soefker,një zëdhënës i prokurorisë në Hannover, tha për agjencinë DPA se e kanë refuzuar aplikimin e mbrojtjes për pushimin e çështjes.

Ajo tha se doktori e konsideron Groening të përshatshëm që të shkojë në burg, përderisa ndodhet edhe nën kujdesin e duhur mjekësor.

Avokati i Groening, Hans Holtermann, tha se mund të kërkojë nga gjykata në Lueneburg që të rishikojë vendimin. Në qoftë se gjykata e shikon se Groening është i përshtatshëm për në burg, shtoi ai, atëherë mund të apelojë në një gjykatë më të lartë.

Holtermann tha se nuk e konsideron Groening të gatshëm për në burg, dhe se mjekët nuk e kanë bërë kontrollin e tij fizik.

Veritas.com.al/