Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënon fuqishëm sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Ai thënë se autorët e krimit duhet të mbahen përgjegjës nëpërmjet një procesi hetimor transparent.

Blinken u ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës djhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo retorikë që mund të nxisë tensionet dhe të punojnë menjëherë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për të de-përshkallëzuar situatën, për të garantuar sigurinë dhe sundimin e ligjit dhe për t’iu kthyer dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropain, raporton Express.

Blinken ka thënë se Shtetet e Bashkuara vlerësojnë koordinimin e ngushtë të Policisë së Kosovës me Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë dhe me Forcën e NATO-s në Kosovë, veçanërisht në garantimin e sigurisë së civilëve në vendngjarje.

“Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë për zbatimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës. Shtetet e Bashkuara e njohin dhe respektojnë rolin e Policisë së Kosovës si reaguese e parë në situata emergjente dhe krize.

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë koordinimin e ngushtë të Policisë së Kosovës me Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë dhe me Forcën e NATO-s në Kosovë, veçanërisht në garantimin e sigurisë së civilëve në vendngjarje. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën dhe të koordinohemi me të gjithë të përfshirët”, thuhet në deklaratë.