Shqipëria është në listën e 35 shteteve që duhen përfshirë në ‘listën e zezë’ nga Bashkimi Europian, si shtete të dominuara nga parajsa fiskale. Kështu përcaktohet në studimin e fundit të konfederatës  prestigjioze botërore Oxfam. Organizata botërore ka mundur të zbulojë se në një shtet me popullin më të varfër të Europës, ‘parajsa fiskale’ për pak njerëz  ekziston më e fuqishme.

Oxfam është një konfederatë ndërkombëtare e organizatave bamirëse që është e përqendruar mbi zbutjen e varfërisë globale.

Studimi është kryer dhe pas tij deklarata publike në botë, pasi është rritur presioni i organizatave ndërkombëtar për zbulimin e burimit të parave që qarkullojnë në ekonomitë në zhvillim të botës.

Përfshirja e Shqipërisë  në listën e zezë të Brukselit është një imperativ përderisa shteti ynë nuk ëhstë në gjendje dhe nuk ka vullnetin për implementimin e masave kundër evazionit fiskal.

Sipas raportit, krahas Shqipërisë, në listë ndodhen Bahamas, Bermudes, Bosnie-Herzégovine, Emiratet Arabe, Gibraltar, Hongkong, Maurice, etj., shkruan gazeta franceze L’OBS.

Komisioni Europian pritet që të bëjë rekomandime specifike ndaj këtij fenomeni botëror shkatërrimtar për ekonominë.

Veritas.com.al/