Pyetja që ngrihet është nëse organizatat e “Cage” kanë qenë të paguara indirekt nga taksapaguesit përmes donacioneve që ua kanë dhënë dorazi të ndaluarve në burgun e Guantanamo-s.
“Cage” ose “kafazi” i burgut përhapi dhunë dy vjet të shkuara kur një nga anëtarët e stafit të tij e përshkroi ekzekutorin e Shtetit Islamik, Jihadi John si një “burrë të ri e të bukur”.
Grupi vazhdoi gjyqin me akuza e dëshmi kundërshtuese këtë javë, duke mohuar që të zbulojnë as se ka marrë donacione nga të ndaluarit në Guantenamo, të cilëve u është dhënë një donacion prej 20 milion sterlina nga qeveria Britanike për burgosjen e tyre.
Çështja doli në dritë pasi njëri nga të ndaluarit që mori kompensimin së fundi hodhi veten në erë në Irak duke sulmuar bazën ushtarake.
Jamal Udeen al-Harith, që hodhi veten në erë, thuhet se ka qenë shpërblyer me 1 milion sterlina kompensim brenda dy vjetësh pasi u argumentua se agjentët Britanik e dinin ose ishin bashkëfajtorë në keqtrajtimin e tij. Burimet amerikane kanë thënë se ishin të pa zonjat për të konfirmuar nëse ky është i njëjti person që ka shërbyer si vetëvrasës me bombë.
Cage bëri një fushatë për lirimin e të ndaluarve në Guantanamo dhe ka punuar me shumë nga të liruarit, duke përfshirë edhe al-Harith që dha kontribut në formulimin e raportit.
/Veritas.com.al/